Strakosha, jam gati për provën e madhe…

Portieri 24 vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë, pasi luajti dje në derbi me Lacion ndaj Romës (1-1), sot është paraqitur në grumbullim të skuadrës tonë në Durrës. U paraqit në konferencë për shyp:

Besoj se këto dy ndeshje tregojnë a jemi për t’u kualifikuar apo jo. Duhet të jemi pozitiv dhe të stërvitemi mirë dhe të shohim. Gjithmonë e them është pozitive, me kombëtaren nuk ka rendësi kush luan.

Kemi kualitete, e kemi treguar.Ne duhet të bëjmë grup të fortë dhe të jemi pozitiv sepse ndoshta vitin e kaluar e kemi humbur pak. Vetëm me grup mund të kualifikohemi.

Edi Reja?  E kam njohur kur ishim te Lazio. Ishte dhe e shikoj si karakter pozitiv për mua është më e rëndësishmja. Na ndihmon për atë çfarë japim në fushë. Ndoshta nuk ndryshon shumë.

 Rivaliteti?  I bën mirë skuadrës. E kam thënë që më parë se rivaliteti na motivon. Unë ndjehem mirë”, –tha Strakosha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!