Barazon Junajtid, Siti gjën De Bryne

Mançester Junajtidi, u ndal 1-1 nga Southampton në ‘St Mary’s’, ndërsa u përball me jugorët e Anglisë për javën e 4 të Premier Ligës. Avantazhi fillestar i ‘Djajëve’ me Xhejms në pjesën e parë, Vestergard i’u përgjigj në pjesën e dytë.

Skuadra e Solskjaer, luajti në sulm deri në fund por edhe pse vendasit mbetën me një futbollist më pak, nuk ia dolën të marrin pikët e plota.

Sakaq, në 16 00, kanë startuar takimet e tjera të Premier Ligë, me Sitin e Guardiolës që ka shënuar golin e avantazhit me De Brynjë që në minutën e 2-të. Më pas, ‘qytetarët’ shënojnë edhe 3 gola të tjerë në portën e Brajton për 4-0 final. Të tjerat e ditës, u mbyllën kështu:

Çelsi- Shefild UTD 2-2, Kristal Palasë- Aston Vila 1-0, Lester- Buornemouth 3-1, Njulasëll- Uatford 1-1, Uest Ham- Noruiç 2-0,

Në Bundesligë, Bajeri i Mynihut, shpartallon Mainz 6-1. Edhe pse pësuan të parët, kampionët e Gjermanisë e kthyen në ‘tenis’ takimin me ish-ekipin e Jurgen Klop. Të tjerat:

Bajer Leverkusen-Hofenhejm 0-0, Volfsburg-Paderborn 1-1
Freiburg-Këln 1-2, Shalke-Hertha Berlin 3-0.

Sakaq, në La Liga, takimi që hapi javën, Osasuna- Barcelona përfundoi 2-2. Fraksioni i parë u fitua nga baskët 1-0, ndërkohë që në të dytën blaugranët përmbysen shifrat. Rekord për moshën nga Ansu Fati, që shënon gol për Barçën në moshën 16 vjeç e 304 ditë.

Rregullorja e re ndërsa çdo prekje me dorë në zonë nga mbrojtësit, konsiderohet penallti, ka ndihmuar vendasit që edhe me teknologjinë, fitojnë një penallti. Për ta kthyer në gol.Të tjerat pas orës 19 00…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!