Navas,vjen akordi me PSG

Belgu i portës madrilene Kurtua, bën që Navas të mbetet në rolin e sifiduesit te galaktikët e Zinedin Zidan. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak të nominuarit të vitit 2018-të si portieri më i mirë nga UEFA, ndaj ka shprehur dëshirën për t’u larguar.
Sot, Keylor Navas ka gjetur akordin me Paris Saint-Germain. Palët kanë arritur një marrëveshje për tre sezonet e ardhshme për 6 milion euro neto në sezon, siç raportohet nga gazeta spanjolle ‘Marca’.
Klubi parizien, pasi ka bindur lojtarin nga Kosta Rika, do të kontaktojë ‘Blancos’, për të mbyllur marrëveshjen. Kalimi i portierit të Realit për te PSG, duket vetëm punë orësh.