Shkodrani Hebaj “konvertohet” në ukrainas

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj është futbollisti më i ri i skuadrës Vorskla Poltavës. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi ukrainas në rrjetet sociale.

Pasi ka kryer ekzaminimet mjekësore, 21-vjeçari ka nënshkruar kontratë me drejtuesit e skuadrës se Vorsklas, ku do të aktivizohet gjatë sezonit të ri.

Shkodrani Hebaj, sezonin e shkuar e mbylli në radhët e kampionëve të Shqipërisë, si lojtar i huazuar nga sllovenët e Domzhales. Ai luajti vetëm 13 ndeshje, duke shënuar edhe 2 gola.

Me përfundimin e kontratës, shkodrani u rikthye në Slloveni, për të nisur që nga sot, një aventurë të re ukrainase në karrierën e tij sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!