Test pozitiv, kurbinasit bëjnë 5

Miqësore në Laç: Laçi-Turbina 5-0 (Lushkja 41′, Xhixha 45′, Turkaj 65′, Malçi 69′, Berisha 77′)

Laçi ka shfrytëzuar momentin e mirë që po kalon, teksa sot, ka fituar 5-0 në shtëpi, duke dominuar plotësisht në lojë dhe gola ndaj Turbinës së Cerrikut që militon në Kategori të Parë.

Lushkja dhe sulmuesi i dalluar Xhixha, ishin atutorët e golave për bardhezinjtë në pjesën e parë.

Në të dytën, edhe pse në lojë u panë shumë futbollistë nga stoli, kurbinasit shënuan edhe tri herë të tjera  me Turkaj, sulmuesin e ardhur nga Greqia Malçi dhe Elvi Berishën duke i fiksuar shifrat në 5-0.

Një test pozitiv për laçianët, ndërsa Turbina në ndërtim, tregoi se ka ende shumë për të bërë. Për t’u theksuar se disa nga lojtarët në provë, nuk e kanë kaluar testin.

Prej dy ditëve te kurbinasit ishte me statusin e provës edhe spanjolli Hamza Iguaddu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!