Skënderbeu: Takaj-Daja, dashuria vazhdon

Presidenti Takaj dhe trajneri Daja, sot në mesditë në “Tropikal Resort”

Ardian Takaj e ka seriozisht.  Edhe pse të ndërtosh një skuadër, tashmë të “thërmuar” si Skënderbeu, bosi i kuqebardhëve nuk do t’ia dijë.

Në prag të edicionit të ri, teksa Takaj duket se ka marrë indirekt aprovimin se Skëndërbeu do të jetë në “Top 10”, ka nisur nga puna. Pas lajmit se në krye të korçarëve do të caktohet trajneri i njohur Ilir Daja, gjithçka merr përmasat e seriozitetit.

Mësohet se pikërisht në këto çaste, Ardian Takaj, është takuar me Dajën në “Tropikal Resort” (Durrës), për ta prezantuar mediatikisht para skuadrës.

Në fakt, Ilir Daja pati më herët një angazhim me juglindorët, teksa arriti të fitojë titullin kampion, por pas largimit edicionin e kaluar për te Flamurtari dhe efekti i dënimit të Skënderbeut me 10 vite pezullim nga kupat e Europës, një rikthim i njërit nga trajnerët më të kërkuar në tregun shqiptar, dukej një aventurë gati.. aventurë.

Por jo. Daja i ka besuar projektit të ri të Takajt, teksa diten e sotme do të zyrtarizohet si trajneri i ri i Skënderbeut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!