Prova e dytë e Teutës, 4-1 ndaj Pogradecit

Miqësore në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”: Pogradeci-Teuta 1-4

Ndërsa të hënën skuadra e Teutës ka nisur një cikël stërvitor në qytetin e Korçës, sot ka zbritur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, ku ka matur forcat me skuadrën vendase të liqenorëve, miqësorja e dytë e tyre, pas asaj të fituar në “Niko Divana” ndaj Tërbunit të Pukës.

“Djemtë e detit” në këtë ndeshje kanë triumfuar 4-1 ndaj pogradecarëve, duke dëshmuar edhe një lojë të pëlqyeshme, përballë një kundërshtari që dukshëm ishte inferior. Golat për skuadrën e trajnerit Shkëmbi janë shënuar nga Nikaç, Kapllani, Hoxha dhe Vecaj.

Futbollistët e Teutës, pas përfundimit të takimit janë kthyer sërish në Korçë, ku sipas planeve të tyre, do të qëndrojnë dy javë për t’iu shmangur zhurmave dhe temperaturave të larta në qytetin e Durrësit, në këtë stinë të verës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!