Formulë “fituese”, Superiorja nis me 24 gusht


10 skuadrat e Superiores, gati të “gogëlohen”. Kampionati nis me 24 gusht.

Lëmshi i madh që është krijuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, ndërsa shumë skuadra ishin në “përndjekje” nga institucioni i lartë lidhur me problemet financiare apo borxhet ndaj të tretëve, duket se e ka një zgjidhje.

Sipas informacioneve të fundit që Sportiim.al, ka arritur të sigurojë pranë FSHF-së, kjo e fundit ka një plan shumë interesant për të ardhmen e Superiores shqiptare.

Aludimet për një shtyrje të garave zyrtare, me gjasë marrin përgjigje negative, pasi në koridoret e FSHF-së, flitet se që nesër mund të hidhet shorti i Kampionatit të 81-të të Superiores.

Por ajo që nuk ha aspak “logjikë’, dhe ngjan me një “dëng hileje”, lidhet me datën e startit të kampionatit. Redaksia mëson, se data e startit të kampionatit do të jetë pikërisht 24 gushti. Ajo që vetë FSHF, ka zyrtarizuar prej javësh.

Kjo do të thotë, se edhe Skënderbeu i dënuar nga UEFA, por dhe ekipet me probleme në bilance, janë të përfshirë në top 10-të.

Duket gjithçka e gatuar dhe se “goglat” janë gati të rrotullohen. Ndoshta që nesër…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!