Fiorentina, Boateng kërkon numrin 10…

“Zgjodha fanelën me numrin 10, sepse e di se sa i rëndësishëm është në Firence. Ata që e kanë veshur fanelën violë, kanë qenë kampionë të shkëlqyeshëm. E zgjodha këtë për të treguar se jam këtu për të mos bërë shaka, por për t’i bërë gjërat seriozisht dhe për ta ndihmuar Fiorentinën të rritet”.

Kështu ka deklaruar Kevin Prince Boateng gjatë prezantimit, sot në stadiumin “Franchi”.

“Pas një sezoni dritë-hije mezi të pres që të filloj, – shtoi mesfushori në pronësi të Sasuolos, por që sezonin e mbylli te Barça. – Unë pashë sa i fortë është Kieza dhe jam i kënaqur qe nuk do të largohet. I thashë po Fiorentinës edhe për familjen, sepse e dua Italinë”.

Diçka ka ndryshuar në mentalitetin e ish-Sassuolo: “Kam qenë pak i çmendur, por tani dua të jem një shembull. Dua të bëj mirë për veten time, pasi kam akoma disa vite për të luajtur. Unë mund të kthehesha në Gjermani. Por bëra një zgjedhje për gruan dhe fëmijën tim gjithashtu (Maddox Prince, 5 vjeç) Unë e dua Italinë dhe ata më thanë që ne hamë mirë këtu”.

Në fund Boateng, foli edhe për përvojën e shkurtër te Barcelona: “Unë u stërvita me futbollistë të shkëlqyeshëm si Mesi. Jam i trishtuar, nuk shkoi ashtu siç doja, por ende mësova shumë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!