Partizani nuk ia del, Asani nuk mjaftoi…

Europa League, kthimi: Sherif Tiraspol-Partizani 1-1 (N’Diaje 63′ / Asani 29’)

Partizani i jep fund aventurës së Europa League. Por me shumë keqardhje. Për mjaft çaste të “kuqtë” e kryeqytetit krijuan iluzionin e kualifikimit.

Goli i Asanit në të 29-tën na bëri të ëndërrojmë. Kampionët e Shqipërisë ishin të tjerë të “Sherif Stadium”. Edhe fraksioni i dytë i ndeshjes nisi mirë për Partizanin, ku Mala me pak fat edhe mund të dyfishonte epërsinë e të siguronte biletën kualifikuese.

Por nuk qe e thënë. Në çastet më të mira për futbollistët tanë, moldavët e Sherifit shënojnë me anë të N’Diaje. Ishte një pozicion jashtë loje, anësori sinjalizon. Futbollistët e Partizanit protestojnë, por gjyqtari, kundër vendimit të asistentit, akordon barazimin 1-1.

Deri në fund, të “kuqtë” luajnë gjithçka për gjithçka, duke iu afruar mjaft kualifikimit. Por nuk qe e thënë. Humbja 1-0 në Tiranë e penalizoi dhe e skualifikoi Partizanin. Me pak më tepër kujdes, mund t’i kishin anashkaluar moldavët e Sherif Tiraspolit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!