Bejli drejt Kinës, 22 milionë në sezon!…
● “Marca” nuk ka asnjë dyshim: Uellsiani do të fitojnë 22 milionë neto në vit nga skuadra Jiangsu Suning për tri sezone
Zyrtarisht i përjashtuar nga Zinedin Zidane, aventura e Garet Bejlit te Real Madrid tani po mbaron. Në Spanjë nuk kanë asnjë dyshim, se e ardhmja e sulmuesit të Uellsit do të jetë në Kinë.
Sipas gazetës “Marca”, media pranë madrilenëve, ish-sulmuesi i Totenhemit ka gjetur marrëveshjen me Jiangsu Suning. Klubi kinez do t’i garantojë uellsianit një rrogë prej 22 milionë eurosh në vit për tri sezonet e ardhshme.
Telenovela e Bejlit duket se ka arritur në fund, por epilogu rezervon ende të papritura. Sepse, sipas zërave diskretë që vijnë nga Spanja, uellsiani 30-vjeçar është gati për t’i thënë lamtumirë Madridit, për atë mal me para që do ta garantojë atij Suning.
Për të vënë ta vënë të zezën në të bardhë, mungojnë vetëm disa detaje dhe me gjasa operacioni mund të përfundojë të shtunën.