Bajerni i Mynihut, në gjurmët e një argjentinasi…

Bajerni i Mynihut dhe trajneri i tij Niko Kovaç, janë vënë në gjurmët e mesfushorit Xhovani Lo Celso.
Lojtari i Betis Seviljes ishte shumë pranë kalimit në Premier Ligë, teksa Totenhemi thuajse e kishte bërë të tijin 23 vjeçarin e lindur në Rosario të Argjentinës.
Por ‘The Sun’, raporton se Celso dhe ekipi i Poçetinos, kanë bërë hapa pas dhe në skenë, janë ngjitur menjëherë gjigandët bavarezë të Bundesligës.
Madje insistimi, duket se ka kaluar parashikimet dhe se mesfushori i Betis, konsiderohet si objektivi kryesor i Bajernit për edicionin e ri.