Halep, kampionia e re e Uimbëlldonit…

Rumunia Simona Halep është fituese e turneut të Uimbëlldon, pasi ka mposhtur në finalen e sotme Serena Uilliams, me shifrat 2-0 (6-2, 6-2).

Koherencë, ritëm dhe spektakolare në finale. E para rumune, që fiton një turne kaq prestigjioz.

Tenistja 27-vjeçare vitin e kaluar, renditej e 7-ta në renklisten botërore të lojës me “raketa”, por sot me triumfin historik mberrin në majë, duke paralajmëruar se e ardhmja e tenisit për femra, do të kushtëzohet dhe nga aftësitë individuale të Halep.

Nga ana tjetër, Uilliams sot 37 vjeçe, pranoi disfatën nën vështrimin e shoqes së saj të madhe, Dukeshes Megan Markli, ndërsa pas takimit pranoi se kundërshtarja, kishte zhvilluar një super takim dhe se e meritoi trofeun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!