Kaizeri, probleme serioze me shikimin…

Franc Bekenbauer, kampioni i botës me Gjermaninë Perendimore në vitin 1974, por dhe i tillë si trajner me Gjermanët në 1990, raportohet se ka patur një problem me shikimin në syrin e djathtë.

Kaizeri 73-vjeçar, përpos karrierës si futbollist apo trajner, ka rezultuar organizator dhe njeriu kryesor i Kupës së Botës, zhvilluar në 2006 në vendin e tij.

Por “Calciomercato.com”, në një postim në Twitter, duke iu referuar deklaratës së Bekenbaurit, thotë se vetë “Beke”, pranon se nuk shikon me njërin sy. “Kam patur një infart okular, nuk shoh thuajse asgjë me syrin e djathtë,”-është shprehur Bekenbauer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!