Nesër, makinat zbresin në Silverstone…

Të dielën, në pistën e Silverston, do të zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Britanisë, e dhjeta në kalendarin e botërorit në Formula 1. Eshtë një nga pistat më të vjetra dhe klasike në botën e automobilizmit, ku garat kanë nisur që në vitin 1950 të shekullit të kaluar. Silverston ka fituar të drejtën për t’u përfshirë në kalendarin e Formula 1 edhe për për 5 vite të tjerë, deri më 2024-n.

Nesër, pra më 13 korrik, në orën 15:00, në cirkuitin e Silverston do të starojnë garat për të përcaktuar “pole-position”, ndërsa të dielën, në orën 15:10, do të nisi gara zyrtare për Çmimin e Madh të Britanisë.

Cirkuiti i Silverston është 5.891 km i gjatë dhe në të do të përshkohen 52 xhiro, që na japin gjatësinë prej 306.198 km e të gjithë garës.

Në Çmimin e Madh të Austrisë dy javë më parë, piloti Maks Verstapen me makinën Red Bull ndërpreu hegjemoninë e Mercedes, e cila kishte triumfuar në 8 garat e mëparshme.

Gjithsesi, sipas analistëve, edhe në Silverstone skuderia gjermane e “shigjetave të argjendta” është ekipin që duhet mundur.

“Eshtë më shumë një pistë Mercedesi, sesa një pistë Ferrari. Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që ajo të bëhet një pistë Ferrari, por kjo do të jetë e vështirë”, thotë Çarls Leklerk i Ferrarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!