Morata, përfundimisht “colchoneros”…

Sulmuesi Alvaro Morata, i huazuar një vit më parë nga Çelsi tek Atletiko Madrid, përfundimisht do të jetë “pronë” e skuadrës së Simeones.

Drejtuesit e klubit madrilen, edhe pse kontrata e huazimit përfundon verën e vitit 2020, kanë vendosur që ta blejnë kartonin e sulmuesit të kombëtares “la rojas”, gjë për të cilën ata i kanë bërë me dije “blutë” e Londrës.

I gjithë ky operacion, për ta bërë Moratën pjesë të familjes “Los Colchoneros”, do t’i kushtojë 63 milionë euro Atletikos, e cila deri tani ka paguar vetëm 7 milionët e huazimit, ndërkohë që për 12 muajt në vazhdim, do të derdhë në arkën e Çelsit pjesën tjetër të mbetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!