Grizman prapaktheu, Atletiko e akuzon…

Antuan Grizman në telashe. Pasi kishte lajmëruar divorcin me Atletiko Madrid dhe të gjithë prisnin nënshkrimin me Barcelonën, ylli francez duket se do të bëjë prapakthehu.

Së paku, kështu thuhet në Madrid, teksa drejtuesit e Atletikos, kanë zbuluar që lojtari dhe klubi i Barcelonës, në mars kanë thyer rregullat e fair-play-t, duke nënshkruar shumë kohë më përpara. Sekreti? Klauzola ishte 200 milione euro, ndërkohë që palët priten momentin kur vlera të binte në 120 milione euro.

Në një shkresë që klubi i dytë i Madridit, drejtuar motres së futbollistit në rolin e agjentes dhe avokatit të tij, Grizman, duhet të paraqitet të dielën në “Wanda Metropolitano”. Sipas raportit të Atletikos, Grizman është i detyruar të nisë stërvitjen me klubin që pak javë më pare i la shëndetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!