Çelsi e bën dalje, “Pipita” te Juve

Që kur la Real Madridin në 2013-tën, argjentinasi Gonzalo Higuain, nuk ka gjetur qetësi. Aventurë italiane te Napoli, Juventus e Milan.

Sidomos angazhimi i fundit te Çelsi, duket se ka lënë të pakënaqur palët, pasi nga sot, mësohet se ata janë ndarë.

Në faqen e tij zyrtare, Çelsi ka përshëndetur lojtarët që nuk do të qëndrojnë në Londër për sezonin e ardhshëm dhe në mesin e tyre, përveç Cahill, Rob Green, Eduardo dhe Kyle Scott,  shihet edhe emri i Higuain.

Ne dëshirojmë  t’u urojmë atyre më të mirën në të ardhmen “, shkruan Çelsi ndër të tjera për lojtarët që nuk i ka në plan për këtë edicion të ri. Kësisoji, Higuain, rikthehet te Juve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!