Teuta e frikshme, shpartallon Akademija Pandev…

Në testin miqësor, Teuta e Durrësit, fiton thellë me fqinjët duke i dërguar një mesazh të fortë konkurentit në Europë, Ventspils.

Miqësore: Teuta-Akademija Pandev 4-1 (Shënues për Teutën: Bushiç 19′, 49′, Kallaku 76′ (11m) L. Beqja 81′ )

Në Bansko, Teuta vijon të ushtrohet me stërvitjet intensive. Afrimet e shumta që klubi durrsak ka bërë në këtë periudhë merkatoje, e kanë shndërruar Teutën në ‘mbretëreshën’ e momentit.

Darko Nikaç, sulmuesi nga Podgorica është i fundit në radhë që së bashku me Bushic në vijën e pare, pritet të bëjnë diferencën.

Sakaq, sot skuadra e Shkëmbit është testuar me Akademija Pandev. Për koinçidencë, si skuadra durrsake ashtu dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, u radhiten të tretët në kampionatët respektivë.

Testi i sotëm, pa një Teutë të frikshme e grintoze dhe Bushiç në të 19-tën e ka kaluar përpara formacionin shqiptar. Në startin e së dytës, vijnë dy gola të shpëjtë për secilën skuadër. Ishte e 49-ta dhe e 50-ta.

 Me 2-1 në favor të Teutës, shkohet deri në të 76’, ndërsa sërish “djemtë e detit” me Kallakun shënojnë edhe të tretin. Por “muzika” durraske nuk ndalet këtu, pasi në 81’ sërish Teuta, me L Beqen i dërgon shifrat në 4-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!