Stadiumi i Fierit, një projekt dixhital luksoz!

Armand Subashi, kryebashkiaku i Fierit dhe njëherësh kandidat i PS-së për të rifituar një mandat të dytë në këtë detyrë, sot në faqen e tij personale në “Facebook” ka publikuar projektin dixhital të stadiumit të ri, që pritet të ndërtohet në qytetin e Fierit.

“E keni parë projektin e Stadiumit të ri të Apolonisë? Tashmë gjithçka është dakordsuar. Një bashkëfinancim i FSHF-së, Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Fier, për një stadium të parametrave ndërkombëtarë. Projekti gati!”, shkuan kryebashkiaku Subashi.

Stadiumi i ri i Fierit është një projekt investimi tresh, midis Qeverisë Shqiptare, Bashkisë së Fierit dhe FSHF-së, që do të mbulojë 30 përqind të vlerës së investimit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duke folur për këtë impiant që do t’i shtohet infrastruktures së futbollit shqiptar dhe në veçanti atij fierak, ka treguar se stadiumi i ri i Fierit do të plotësojë të gjithë parametrat dhe kërkesat ndërkombëtare të UEFA-s.

Ai ketë një kapacitet rreth 9000 vende dhe do të ndërtohej diku pranë “bay-pas”-it të Fierit dhe jo mbi gjurmën e stadiumit ekzistues “Loni Papuçiu” brenda në qytet.

Pamjet dixhitale 3D të projektit, të servisura nga kryebashkiaku Subashi, janë fantastike. Gjithsesi, ai nuk tregon se kur ky projekt, nga letra do të nisë të marrë jetë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!