Copa America: Brazili, “e treta e vërteta”…

Çerekfinalet: Brazil-Paraguaji, ora 02:30, në Porto Alegre

“Pushimet” tri ditore mbaruan. Nisin çerefinalet e “Copa America”. Saktësisht, në orën 02:30 europiane të së premtes, në stadiumin e Porto Alegres do të zbresin në fushë Brazili dhe Paraguaji, me synimin për të kaluar në gjysmëfinalet e këtij eventi.

Për Brazilin është “e treta e vërteta”. Për të tretin edicion radhazi, këto dy skuadra luajnë kundër njëra-tjetrës në çerekfinale të “Copa America” më 2011 dhe 2015, ku Brazili ka kujtime të hidhura, pasi në të dy rastet e mëparshme është eliminuar.

Për këtë ndeshje, Brazili nuk do të bëjë ndryshime të mëdha në krahasim me ndeshjen ndaj Perusë. Risia në këtë pikë  është aktivizimi i Alan në vend të Kasemiros që është i shkualifikuar, ndërkohë që sulmi do të përbëhet nga Kutinjo, Gabriel Xhezus dhe Everton.

Për sa i përket Paraguait, mendohet se ai do të bëjë ndryshime në skemën taktike. Trajneri Berizo do të kalojë nga sistemi 4-2-3-1 në 4-4-2 për të pasur një formacion më solid dhe luftues në mesfushë.

Brazili dhe Paraguaji kanë luajtur mes tyre 79 ndeshje, ku Brazilin ka 47 fitore kundrejt 11 të Paraguajit, ndërkohë që 21 sfida janë mbyllur në barazim, me golavarazhit; 173-66.

Po të premten e 28 qershorit, në 21:00 me orën e europiane, do të luhet edhe çerekfinalja e dytë e “Copa America”. Në mitikun “Marakana” të Rio de Zhaneiros, do të ndeshjet Venezuela me Argjentinën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!