Nejmar te Barça, “topi” te Paris SG!…

Pas 18 muajsh, Nejmar, ylli i futbollit brazilian që luan me Paris SG, nuk e fsheh dëshirën e tij të zjarrtë për t’u rikthyer te Barcelona. Madje kjo është shndërruar në një “scoop” për mediat, në këtë verë të nxehtë të tregut të futbollit.

Sipas “El Mundo Deportivo”, sulmuesi brazilian është gati të sakrifikojë edhe një pasuri të tërë, vetëm që të largohet nga Paris SG. Gjithnjë, duke iu referuar medias spanjole, thuhet se Nejmar nuk ndihet i lumtur në kryeqytetin e Francës, ndaj është gati të sakrifikojë edhe 14 milionë euro në vit, për t’u rikthyer në Katalonjë.

Aktualisht, Nejmar përfiton 36 milionë euro në sezon te Paris SG, ndërkohë që te Barça janë gati t’i ofrojnë brazilianit një page që maksimumi shkon te 22 milionët, aq sa kishte pagën kur u largua nga “blaugranët”.

A do të realizohet kjo “thashethemnajë”? A do të arrihet akordi midis Barcelonës dhe Paris SG për këtë lëvizje? Gjasat janë për po. Katalanët kanë gati 100 milionë euro dhe kartonin e Kutinjos për të rikthyer Nejmar në Barcelonë.  

Presidentit Naser Al-Khelaifi i Paris SG, pak ditë më herët ka deklaruar se do t’i lerë të lirë që gjithë futbollistët, të cilët duan të largohen nga klubi parizien. Kjo ka ndezur semaforët jeshilë, për një rikthim të mundshëm të 27-vjeçarit Nejmar sërish në radhët e Barcelonës. Topi në “fushën” e Parisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!