Edhe Barcelona bën “qoka”…

Blen të birin e menaxherit, që mundësoi kalimin e mesfushorit Frenki de Jong te katalanasit

Presidenti Josep Maria Bartomeu i Barcelonës i ka befasuar të gjithë. Ndërsa tifozët presin që ylli i Ajaksit, qendërmbrojtësi 19-vjeçar Matijs de Ligt t’i bashkohet skuadrës “blaugrana”, drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar firmën me holandezin, Majk van Beijnen.

20-vjeçari vjen nga NAC Breda U-21, por mbiemri Van Beijnen, nuk është i panjohur për tifozët e kujdesshëm katalanas. Kjo për shkak se, Majk, që luan si mbrojtës i krahut të djathtë, është djali i menaxherit të mesfushorit holandez Frenki de Jong, i cili firmosi me Barcelonën që në janar.

Gjatë sezonit të shkuar, Majk Beijnen është aktivizuar vetëm në 9 takime, duke shënuar 1 gol. Fillimisht, 20-vjeçari do të bashkohet me ekipin B të kampionëve të Spanjës dhe më pas do të tentojë kalimin në ekipin e madh.

Pavarësisht nga ç’thuhet, tifozët katalanas lëvizjen në fjalë e konsiderojnë si një “qokë” të drejtuesve të Barcelonës për menaxherin e De Jongut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!