Arrestohet ish-presidenti i Mishel Platini…

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Policia kriminale franceze (OCLCIFF) ka arrestuar ish-presidentin e UEFA-s. Mishel Platini. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, në një stacion policor në Nanterres, një lagje në kryeqytetin francez.
63-vjeçari i njohur, pas një hetim të nisur nga zyra e antikorrupsionit, akuzohet si një prej personave kryesorë, që ka ndikuar direkt në favorizimin që iu bë Katarit për të fituar të drejtën e Kupës së Botës më 2022.
Mishel Platini u zgjodh president i UEFA-s në vitin 2007 dhe qëndroi në këtë post deri më 2015, kur Komiteti i Etikës së FIFA-s e shkarkoi nga detyra, si pasojë e përfshirjes së tij në afera korruptive, bashku me presidentin e FIFA-s, Sep Blater.