Dashuri portugeze e Shaktarit…

Një portugez, për një portugez. Trajneri i ri i Shaktarit caktohet Luis Kastro. Është kjo dashuria e re e skuadrës kampione të Ukrainës, Shaktar Donetsk. Shkëlqimi i skuadrës pati kulmin teksa me Luçeskun në timon (2004-2016), disa herë garoi me dinjitet edhe në kompeticionet europiane. Së fundi klubin ukrainas, e drejtoi Fonseka që i’u bashkua Romës në Itali. Klubi njofton zyrtarizimin:
”Luis Castro është trajneri i ri Shakhtar Donetsk. Ai zëvendëson Paulo Fonseca, i cili u transferua në Romë. Trajneri 57-vjeçar portugez, vjen nga përvoja e tij te Vitoria Guimarersh, dhe ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare”-shkruajnë mediat.
