Kualifikuese: Spikat, Bullgari-Kosovë

Euro 2020: Të gjitha takimet e sotme në orën 20 45

Bullgari-Kosovë, Çeki- Mali i Zi, Serbi- Lituani, Ukrainë- Luksemburg, Danimarkë- Gjerogji, Irlandë- Gjiblartar, Ishujt Faroe-Norvegji, Maltë- Rumani, Spanjë –Suedi, Letoni- Slloveni, Maqedonia e Veriut- Austri, Poloni- Izrael, janë këto takimet në program sonte në 20 45, në funksion të klasifikimit në grupe për biletat fituese për në Euro 2020.

Diku raundi 3-të diku tjetër i 4-ët, do të vijojë edhe nesër, teksa Shqipëria, dhe shumë skuadra të tjera në Europë, do të diskutojnë sipas kalendarit ndeshjet e tyre.

Ndërkaq, sot të gjithë shqiptarët, do të jenë të fokusuar te sfida e Bullgarisë, aty ku Kosova, do të luajë  takimin e tretë në këto eliminatore. “Dardanët”, vijnë në këtë takim, pas dy barazimeve.

Klima gjatë kësaj transferte nuk figuron ndër më të mirat pasi siç është raportuar më herët, skuadra kosovare, që në kontaktin e parë me stëvitjet, ka njohur një incident të pazakontë me thirrjet anti shqiptare.

Shaland, e ka gati grupin e futbollistëve. Së fundi edhe Zeneli jashtë, teksa pjesa tjetër përpos mungesave të deklaruara para takimit me Malin e Zi duket se është e gjitha në dispozicion. Ka dhe tifozë nga Kosova dhe trevat Shqiptare (foto).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!