Gjici: Kupa, justifikoi investimin…

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, pas suksesit në Kupë, në emisionin “Gol pas Goli” do të deklaronte se ekipi i tij e arriti objektivin, ndërkohë që konfirmoi trajnerin, si dhe foli për merkaton dhe kupën e Europës.

 Kupa? “Objektivin e arritëm, jam i kënaqur që u justifikua investimi që është bërë. U futëm në kampionat për të fituar, por na penalizoi faktori fushë. Morëm Kupën dhe justifikuam investimin.”

Trajneri? “Gjoka ka patur objektiva dhe i ka arritur, do të vazhdojmë me trajnerin në Kupat e Europës dhe shpresoj të shkojë sa më larg”.

Kontigjenti? “Sot sa morëm Kupën e po gëzojmë. Në bashkëpunim me stafin dhe trajnerin do të bisedojmë dhe do të vendosim. Besoj se pjesa më e madhe e ekipit do të qëndrojnë. Me Reginaldon kemi arritur një marrëveshje paraprake dhe besojmë se do ta vazhdojmë bashkëpunimin”.

“Sulmi” ndaj Tiranës? “Të rrëzoja Tiranën? Pavarësisht se jam president i Kukësit, gjithmonë kam thënë se Tirana nuk duhet të bjerë nga kategoria. As që na shkon në mendje që Tirana të bjerë nga kategoria. Ndoshta unë jam akuzuar se kam mbrojtur Tiranën. Kurrë nuk e kam menduar të jem dashakeqës ndaj Tiranës, kush thotë të kundërtën e ka gabim.”.

Europa? Kemi objektiv kalimin e tureve në Kupat e Europës. Mund të marrim 4 lojtarë në merkato. Të shikojmë edhe shortin. Objektivi i lartë është kalimi në grupet e Europës. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Kemi probleme me mbrojtjen, por do ta kompletojmë shumë shpejt. Pastaj të shohim si do të shkojnë gjërat. Duhet ta kalojmë Takajn. Duhet të arrijmë në grupet edhe atje të bëjmë disa histori, t’ia kalojmë Takajt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!