Mesi, fjalë prej kampioni…


Pak përpara Kupës së Amerikes, “pleshti” shpalos objektivin: “Dua një trofe të madh me Argjentinën”

Lionel Mesi unik jo vetëm në fushë. Në vigjilje të Kupës së Amerikes, numri 10 i Barcelonës duke folur për “Fox Sports Radio”, ka thënë se do largohet nga futbolli, kur të fitojë një trofe të madh me Argjentinën.

Do largohem kur të kem fituar diçka me kombëtaren. Vijoj të luftoj për këtë ënderr”. Duket se brenda frazave të gjeniut argjentinas, fshihet objektivi i “çelesteve” për të triumfuar në turneun e Brazlilit që starton me 14 qershor.

Duke folur për ish-shokët e skudrës te “blaugranët” Ksavi dhe Iniesta, Leo ka shtuar se i mungojnë së tepërmi, duke deklaruar indirekt se dyshja e famshme, zorr se mund të arrihet ndonjëherë në një skuadër.

Por “alieni” Mesi, vijon të thurrë lavde pa fund për Kristiano Ronaldon.

Një futbollist si ai që siguron 50 gola në La Liga, i mungon Realit dhe vetë kampionatit. Një gabim i madh i Realit që e largoi. Sepse futbollistët e mëdhenj, e rrisin nivelin e një turneu,“- tha ndër të tjera, Lionel Mesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!