Jurgen Klop, e treta e vërteta…

● Me 1 qershor, në Madrid, finalja e Champions League Liverpul-Totenhem.
Ata janë spostuar prej ditësh në Marbela të Spanjës. Skuadra e Liverpulit do të diskutojë finalen e madhe të Championsit, më datën 1 qershor në “Vanda Metropolitano” të Madridit.
Strategu gjerman që drejton “Reds”-at, Jurgen Klop, paraprin në këtë mënyrë: “Liverpul dhe Totenhem njihen mirë. Ditur këtë, në finale duhet të fokusohemi te anët pozitive dhe pikët e dobëta të kundërshtarit. Nëse jemi në maksimum, ne jemi një skuadër e vështirë për çdo kundershtar. E tillë është dhe skuadra e Totenhemit”.
Duke folur për UEFA.com, Klop thotë se hera e tretë është e duhura për trofeun. Madje i referohet një proverbi gjerman. “Hera e tretë është e duhura”. Kujton aventurën te Mainz, ndërsa në krye të skuadres gjermane pati tentuar dy herë të tjera, përpara se ta ngjiste në Bundesligë.
Trajneri i Liverpulit e ka finalen e tretë personale në Champions. Dy të parat ka dalë i dyti, ndërkohë që këtë radhë, beson se me Liverpulin e tij do mund të kapë trofeun më të rëndësishëm në Europë.