Partizani festë “kombëtare”, Tiranë magjike në Laç

U luajt java e 35-të e Kategorisë Superiore. Një javë nga sipari, skuadrat në garë duket se kanë konfiguruar ndjeshëm fizionominë e verdikteve. Këshu Partizani i shpallur kampion që nga ndeshja me Tiranën, e ktheu  në festë pasditen e sotme dhe rezultati teknik me Kukësin 1-1, ngjau si pjesë e saj.

Në duelin tjetër atë mes Skënderbeut dhe Luftëtarit, luajtur në Korçë, sfida ishte e mirëkontrolluar nga vendasit që me shumë vendosmëri shënuan dy herë me Pervan, duke i bërë një mbyllje mjaft të mirë garës. Skënderbeu mbyll sezonin, pasi javën e fundit do jetë pushim. Në kalendar ka Kamzën e përjashtuar. Hipotetikisht, skuadra e Shehit ka mbyllur kampionatin me 55 pikë. Pritet të njihet me rezultatet teknike të konkurenteve për Europën.

Ndërkohë dy ndeshjet me pritshmëri  të lartë, ato mes  Kastrioit dhe Teutës në  “Redi Maloku” të Fushë-Krujes dhe Laçit me Tiranën në Laç, përbënin dhe enigmat e mëdha të renditjes për Europën dhe të fund tabelës.

Në çiftin Kastrioti- Teuta, fitorja e skuadrës së Devollit dukej gati detyrim dhe djemtë në fushë, ia dolën të shënonin dy gola të shpejtë në pjesën e dytë me Roxher e Vatnikaj. Kallaku, 5 minuta nga fundi, shënoi golin e nderit për durrsakët.

Mjaft interesant dueli në fushën e kurbinasve. Vëndasit për të tentuar fitoren që i paraprin një vendi në Europë dhe Tirana në një  finale mbijetese. Në fakt, askush nuk e priste që me startin e takimit bardheblutë të tregoheshin aq sulmues. Fitojnë një penallti pa u plotësuar 2 minuta, ndërkohë që Kobina ndalet nga Selmani. Por kapitenit bardhezi, do i duhet të nxjerrë topin nga rrjeta fill pas pak çastesh, pasi një zbritje “vrasëse” e Tiranës me protagonist Ngo, nxjerr të lirë Grecën që gjen avantazhin.

Nën një gol, Laçi tenton me të gjitha mënyrat, për të marrë barazimin. Dikton disa minuta e fiton edhe një penallti, të cilën Shtubina përballë reflekseve të Likës, humb mundësinë e barazimit. Luhet hapur dhe Tirana disi më e qetë në manovra, shënon dhe golin e dytë. Këtë radhë, Kobina shlyen “fajin” duke përfunduar në gol një aksion model të të tijve.

Pjesa e dytë nis me vrull për laçianët, që me Shtubinën, pas një topi të gjuajtur nga Xhixha e të kthyer nga shtylla, shkurtojnë diferëncen në 1-2. E ndërsa Starova hedh forca të freskta në lojë dhe mekanizmat e vëndasëve duket sikur funksionojnë, prezent katipullimi. Në të 84’ vjen dhe goli i tretë i miqve, por këtë radhë Edon Hasani nxjerr nga repertori i tij një goditje “alla Mesi” me topin që nga 16 m, përfundon në këndin e largët të Selmanit.

Të shokuar, vendasit nxitojnë, duke lënë hapesira, ndërsa Tirana që i afrohet golit të 4-t me një tjetër penallti. Sikurse homologët e tij në fushë, edhe Ngo gabon nga 11 metra. Fundi i lumtur për Tiranën, ndërkohë që Laçi tashmë duhet të presë dhurata nga vendimet ndaj skuadrave me probleme me UEFA dhe të bëjë tifo për Kukësin në finale të kupës. Ndryshe Europa mbetet iluzion.

Rezultatet e javës së 35-të:

Laçi-Tirana 1-3 (Shtubina 51’/Greca 6′, Kobina 36′, Hasani 84′)

Partizani-Kukësi 1-1 (Çinari 84’ / Rexhinaldo 47′)

Kastrioti-Teuta 2-1 (Roxher 69′, Vatnikaj 72’/Kallaku 85′) 

Skënderbeu-Luftëtari 2-0 (Pervan 26′, 50′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!