Kukësi justifikohet, Hallaçi falenderon…

“Viktimë” e presidentit Safet Gjici për dy humbjet radhazi, 3-2 në Gjirokastër me Luftëtarin dhe 3-0 me Skënderbeun në Kamëz, te skuadra verilindore është bërë zv.trajneri Rraman Hallaçi. Paradoksi qëndron në faktin, se është konsideruar si i panevojshëm në stafin teknik të skuadrës kuksiane, kur kampionatit thuajse i ka ardhur fundi.

Ngjarja nuk kaloi pa u vënë re. Media dhe opinioni reagoi. Kjo për faktin se emri i Rrahman Hallaçit nuk është episodik te skuadra e Kukësit. Përpos faktit se ishte i vetmi kuksian në staf, ai është themelues i Kukësit në epokën e Gjicit, teksa para dy sezonesh ishte edhe kapiteni në fushën e blertë për skuadrën kuksiane.

Përballë reagimit, drejtuesit e skuadrës kuksiane, kanë dalë me një njoftim për shtyp, në të cilin më tepër justifikohen, se sa sqarojnë. Shkruajnë se nuk e kanë përjashtuar Hallaçin, por ka qenë ky i fundit që nuk ka pranuar detyrën e trajnerit të skuadrës Kukësi B, që luan në kategorinë inferiore. Kështu, sipas tyre, ata janë të larë…

Për ta mbyllur këtë “histori”, jo të re në klubin kuksian por edhe në futbollin shqiptar, ka menduar Rraman Hallaçi. Ai, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “facebook”, falenderon të gjithë drejtuesit ndër vite të skuadrës së Kukësit, ndërkohë që nuk ka mundur ta mbajë të fshehur keqardhjen për mënyrën se si larguan nga Kukësi, skuadra në të cilën ai ka një kontribut të konsiderueshëm.

“Pershendetje miq! 8 vite se bashku perjetuam emocione te jashtezakonshme, fituam trofe, kaluam shume raunde ne Europe, e ngritem emrin e Kukesit shume larte dhe per kete jam shume krenar si kuksian I vertete dhe shume I forte. Gjej rastin te falenderoj iniciatorin e planit te ngtitjes se kukesit ne futboll Z.HASAN HALILAJ, FAMILJEN KASTRATI, Z.FLAMUR HOXHA, Z.BASHKIM GJOKA, Z.RAME GECI,PRESIDENTIN SAFET GJICI PER INVESTIMIN KOLOSAL QE KA BER NE KUKES, si dhe shume njerez te tjere te nderuar qe kane kontribuar per Kukesin,me shume respekt per te gjithe. Une personalisht nuk doja kurre te ikja nga Kukesi im, por vetem kaq, nuk dua te flas me shume per arsyet e largimit dhe as nuk mundet njeri te me largoje nga Kukesi perfundimisht ndonjehere, por menyren si me larguan nuk e meritoja. Falenderoj te gjithe dashamiresit e mi e te gjithe tifozat e mrekullueshem Kuksian qe me kane mbeshtetur ne cdo hap,per mua ata jane special. E veshtire ndarja me Kukesin por nuk ishte zgjedhja ime kjo. Suksese te metejshme FK KUKESIT”, – shkruan Rraman Hallaçi në faqen e tij në “facebook”, i cili sipas njoftimit të klubit kuksian, tani ka nisur të trajnojë ekipin e të rinjve të Internacional U19, në kryeqytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!