Joakim Lëv prezanton “pancerat” e rinj…

Gjermania ka nisur rifreskimin e kombëtares së saj. Në listën e të besuarve të trajnerit Joakim Lëv publikuar sot kishte mjaft emra të rinj futbollistësh. Ato që binin më tepër në sy ishin mungesat e mesfushorit Toni Kros dhe portierit Mark Andre ter Shtegen, që aktivizohen që të dy në Spanjë.
Gjermania më 8 qershor në do të luajë në transfertë ndaj Bjellorusisë, ndërsa më 11 qershor do të presë Estoninë. Të besuarit e trajnerit Joakim Lëv për këto ndeshje të radhës janë:
Portierë: Bern Leno, Manuel Nojer, Kevin Trap
Mbrojtës: Matias Ginter, Marsel Halstenberg, Jonas Hektor, Tilo Kehrer, Lukas Klosterman, Niko Shulc, Niklas Stark, Niklas Zyle, Xhonatan Tah
Mesfushorë / Sulmues: Xhoshua Kimish, Julian Brand, Julian Draksler, Serzh Gnabri, Leon Gorecka, Ilkai Gyndogan, Kai Haverc, Marko Rojs, Leroi Sane, Timo Verner
