Vjen divorci, Alegri lë Juven

Maks Alegri pas 5 viteve ne Torino,nga dita e sotme, nuk është më trajneri i skuadrës së Juventusit. Tekniku toskan i ka dhënë fund aventurës me bardhezinjtë e Juventusit, ndërsa skuadra pak javë më parë, u shpall kampione e Serisë A.

Klubi bardhezi, ka dalë me një deklaratë për shtyp, duke njoftuar se pas tri ditësh negociatash mes trajnerit dhe presidentit, është vendosur divorci me mirëkuptim mes palëve.

Presidenti Agneli, së bashku me Alegrin, nesër në orën 14:00, në prag të takimit me Atalantën, do të dalin në konferencë për shtyp për të dhënë detajet e kësaj lëvizjeje. Tani bardhezintjë do të nisin tratativat për gjetjen e menaxherit të ri.

Pep Guardiola, i dëshiruari i madh, ndërkohë që edhe alternativa Poçetinos apo ish-juventinit Deshapms, shihen si mundësi në letër. Spekulimet shkojnë dhe më tej, teksa pas Kontes pranë Interit, guxojnë të përmendin Murinjon.

Alegri një vit pushim apo drejt PSG? Për t’u parë. Toskani “lau duart” me Juven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!