Gjoka: Ky grup “OK”, ka mjaft cilësi…

Mbrojtësi Shameti dhe sulmuesi Shkurtaj, mungesa të sigurta në ndeshjen ndaj Skënderbeut, për arsye shëndetësore

“Nuk kam koment dhe nuk më pëlqen të futem në këtë vorbull fjalësh. Jemi mësuar, edhe kur fitojmë, edhe kur humbasim, e njëjta gjë”, – u shpreh trajneri i kuksianëve Ernest Gjoka, duke anashkaluar humbjen 3-2 ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, në konferencën e sotme për shtyp në prag të takimit me Skënderbeun.

Më tej, trajneri ka folur për gjendjen e skuadrës në tërësi, për dëmtimet që nuk po ndahen kuksianëve, duke e mbyllur konferencën me konfirmimin se Kukësi do ta ruajë kontigjentin e lojtarëve që ka. Por sipas Gjokës, ishte shpejt për të folur për merkaton, ndonëse e theksoi me forcë se synimi i ardhsëm i tij është titulli.

REXHINALDO – “Është pjesë e planeve të klubit edhe për sezonin e ardhshëm. Sigurisht, flas për pjesën e klubit, pastaj çdo lojtar vendos në varësi të interesit dhe ofertave. Për ne është shumë i rëndësishëm. Në datën 2 për finalen ai do jetë në dispozicion, absolutisht”.

SITUATA NË EKIP – “Deri tani jam shumë i kënaqur. Ekipi ka reaguar mirë, edhe pse kemi pasur shumë dëmtime. Kemi luajtur shumë ndeshje në pak kohë, me shumë mungesa. Ndaj mendoj se po bëjmë mirë. Shkurtaj e Shameti? Shkurtaj u dëmtua në Gjirokastër dhe nuk do jetë nesër. Është në terapi të vazhdueshme, do jetë gati pas një jave. Shameti ka ndjerë sërish dhimbje dhe nuk do jetë i gatshëm”.

MERKATO – “Së pari, nuk shohim dot aq larg. Kemi objektiva shumë madhore përpara. Së dyti, ky grup ka cilësi, ka pasur nevojë për pak koordinim dhe shumë qetësi. E ardhmja? Në futboll nuk ka asgjë të sigurtë. Unë varem nga rezultatet, natyrisht. E kam gjetur ekipin në një moment jo të mirë psikologjik, kemi punuar shumë dhe duam të arrijmë synimet që kemi, para se të flasim për vazhdimësinë me presidentin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!