“Tirona Fanatics” bojkoton derbin…

Grupimi më i madh i tifozëve bardheblu, “Tirona Fanatics”, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka konfirmuar mungesën e tij në derbi.
Shkak për këtë bojkot, paraqitet ndarja e tribunave në stadimin “Selman Stërmasi”, që e kalon tifogrupin bardheblu në sektorin e miqve.
Këtë gjë “Tirona Fanatics” e shikon si arsye për të mos qenë e pranishme në shkallët e stadiumit të dielën, në ndeshjen ndaj Partizanit.
Tifogrupi bardheblu gjen rastit edhe të sulmojë presidentin Halili, me të cilin marrëdhëniet janë prej kohësh të tensionuara.
“Fanatics nuk do të jenë prezent në ndeshjen e radhës, të dielën kundër morrave.
Besojmë se nevojë për sqarime nuk ka, edhe njëherë tjetër Refik Halili dhe qiraxhinjtë e tij mund ti zgjidhin vet ndarjet e “Dhomave” te “Shtëpisë Me Qira”, intelekti i tifozëve bardhë e blu qëndron shumë lart tyre. Forca Tirona”, – shkruhet në reagimin e tifogrupit “Tirona Fanatics”.
