Suarez, mbyll sezonin.


Pas operimit, sulmuesi në luftë me kohën. Humb finalen e Kupës së Mbretit, në diskutim grumbullimi për Kupen e Amerikes. Grizman në derë…

Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez, pas operimit në gjurin e djathtë, duket se ka mbyllur sezonin. Së paku kështu vijnë lajmet nga katalunja lidhur me fatet e uruguajanit. Do të jetë katër deri në gjashtë javë jashtë fushave të blerta, njoftohet nga klubi blaugran.

Suarez, nuk do të jetë pjesë e skuadres në finalen e Kupes së Mbretit ndaj Valencias, ndërkohë që në dyshim edhe  grumbulimi i mëvonshëm me përfaqësuesen e Uruguajt për Kupen e Amerikes që do të mbahet në Brazil duke nisur nga 14 qershori.

 Kështu, nisma e Bracelonës për të afruar Grizman nga Atletiko Madrid, për vlerën e 120 milon eurove e ka një shpjegim. Suarez, sikurse disa lojtarë të tjerë të Barcelonës, duket në “arrati”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!