Te “shtëpia” e Milanit nuk ka qetësi…

Milan-Bolonja 2-1 (Suso 37’, Borini 67’, Destro 72’). Në 15 minutat e fundit Paketan nuk e mbajnë nervat dhe merr karton të kuq, Bakajoko refuzon të futet në lojë nga pankina

Për javën e 35-të, Milani fitoi 2-1 ndaj Bolonjës duke siguruar një fitore me mjaft vlerë për synimin e zonës Champions. Tani “kuqezinjtë” me  59 pikë renditen të pestët, me 3 pikë më pak nga Atalanta që renditet e katërta.

Suso (37’) dhe Borini (67’) shënuan për “djajtë”, ndërkohë që Destro (72’) jo vetëm që ngushtoi rezultatin 2-1, por e bëri Milanin të vuajë shumë në minutat e mbetura. Kjo edhe për faktin, që në këtë fund sezoni, nervat nuk po e mbajnë shtëpinë “kuqezi” të Milanos.

Në minutën e 74-t, mesfushori brazilian Paketa nuk i mbajti nervat dhe preku me duar gjyqtarin e ndeshjes Di Bello. Ky i fundit nuk ia kurseu kartonin e kuq, duke bërë që Milani të mbetej me 10 futbollistë.

Por shfaqja e parë e tensionit në radhët e “kuqezinjve”, ishte demonstruar në pankinë. Nëse disa ditë më parë i kishte mbaruar benzina dhe shkoi me vonesë në Milanelo, kësaj here mesfushorit Bakajoko i kishin mbaruar nervat.

Ai nuk pranoi në hynte në fushën e lojës për të zëvendësuar Biglian në minutën e 26-të që u dëmtua. Midis Bakajokos dhe trajnerit Gatuzo konflikti i tensionuar nuk mungoi. Kuptohet u tërhoq trajneri, i cili u detyrua të aktivizonte Hoze Maurin, pas refuzimit të Bakajokos.

Nëse “konflikti” i benzinës u mbyll me një autokritikë të Bakajokos para skuadrës, ky i pankinës mund të përkthehet edhe si një “divorc” i mesfushorit me “djajtë”, me të cilët është bashkuar në formë huazimi nga Çelsi në merkaton e janarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!