Totenhem ndryshe, kërkohet përmbysja…


Nesër në të kthimit, Poçetino ka bërë lëmsh formacionin. Anglezët kërkojnë revanshin ndaj Ajaks në “Johan Krujf Arena”.

E kthimit në “Johan Krujf Arena”, për një biletë të finales në Champions League, mes Ajaksit dhe Totenhemit, duket një beteje origjinale. Në kampin holandez situata është optimise dhe fitorja në takimin e parë 0-1, i favorizon në letër.

Megjithatë “Spërsat” duket se kanë marrë masat për të provuar gjithçka për gjithçka. Poçetino, tekniku argjentinas i londinezëve, ka gati planin për të shënuar së paku një gol.

Sipas asaj që raportohet nga kampi britanik, ndyshe nga ndeshja e vajtjes, Totehnem do të ketë disa ndyshime. Kështu rikthehet në formacion pas pezullimit Son, ndërkohë që dhe Vertongen duket se ka lënë menjanë dëmtimin dhe do të jetë në qënder të mbrojtjes.

Pa sulmuesin kryesor Kejn, Totenhem po vuan jo vetëm në kampionat, por dhe në kompeticionin e madh të Ligës së Kampionëve. Në këtë repart, nesër në mbrëmje,me gjasë, do preferohet Lukas dhe jo Lorente.

Ndeshja e kthimit Ajaks-Totenhem në program nesër ora 21 00, do të gjykohet nga gjermani Feliks Bryzh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!