Magji e Liverpulit, përdhoset Barcelona


Historinë e bejnë Reds-at. Katër gola Barcelonës dhe çertifikohen finalistja e parë në Champions League.

Liverpul-Barcelona 4-0   (Origi 7′, 79′, Vijnaldum 54’,56’)

(0-3 e vajtjes. Rezultati i përgjithshëm 4-3)

Isuf Myrtaj

Kryeredakorët, hera e parë në histori, që do duhet të sintetizohen me vartësit në terren, e të botojnë pa kompromis materialin e ndeshjes së shekullit- Liverpul- Barcelona, “bruto”.  4-0! Pa fjalë, pa frymë , pa dritë, pa bojë. Këtë të fundit, hiç në thonjëza (bojën), e humbi Barcelona e madhe. I’a morën ata të kuqtë e Anglisë, brënda të cilëve një shqiptar nga Gjilani. Xherdan Shaqiri me numër 23. Sinjifikatve. Barcelona e Mesit, Suarezit, Rakitiçit, Buskets,Pikesë, Albes, De Geas…u shkri  në “Anfield Road”. Redas-at e Jurgen Klop, në histori. Pa Salah, Firmino, por me himnin e përjetshëm të klubit në zemër, dëshirën për të dhuruar mbrëmjen magjike, kapërcyen “ylberin” dhe realizuan magjishëm përmbysjen e madhe. Nga 0-3 në 4-0. Bileta e finales, dhe mënjëherë kuotat nga 4 % për të kaluar, rritën në 75% për të fituar trofeun në “Vanda Metropolitno” të Madridit. Janë ata që nisin ndeshjën më të pabesueshme. Përpara syve të të gjithë botes, djaloshi me emrin në shpinë Origi, hap serinë e pokerit liverpulas. Në minutën e 7-të sulmuesi që nga sot, nuk mund t’i heqë spaletat e heroit, e dërgon topin prapa shpinës së De Geas. 1-0. Ngrin një çast Klop. Me vështrimin nga tribunat, mendon se mbase është mbrëmja e madhe e skuadrës së tij por dhe vetë gjermanit. Presioni vazhdon, ndërkohë që Mesi me shokë, duket  se iu vjen në ndihmë eksperienca. I afrohën golit dy-tri herë. Jo. Nuk është Mesi që njihet. Dhe njëheresh vjen në mendje, deklarata e javës së kaluar e një  ish- futbollisti mesatar (krahasuar me yjet), sot trajner i Italisë që deklaronte. Roberto Mançini:“Mesi duket se ka mbrritur nivelin e Maradones”. Shaka. Ç’punë kanë krahasimet në këtë mbrëmje. Reds-at, vrapojnë, prodhojnë dhe ndalin hapin në pjesën e parë me avantazhin e atij goli të shpejtë. Në pushim, Klop, i paparashikueshmi i pankinave të nivelit të lartë, deomos që ka projektuar ofensiven vrasëse të miqëve nga katalunja. Rrufeja nuk vjen nga qielli. Në të 54-ën, në skenë ngjitet një”vocrrak”. Vëndasit me atë  aksion manual i afrojnë publikut ndjekës, kërcimin me kokë të Vijnaldum. Nuk ka kohë për të menduar të tretin. Sërish Vijnaldum në gol pas një skeme taktike nga këndorja që një Zot e di se si funksionoi. 3-0-bombaruese. Valverde, trajneri me pallto gri, është bërë i tëri “gri”. E pabesueshme. Skuadra më e fortë e këtij sezoni në Spanjë, nën tri gola. Kualifikimi në fije të perit. Në anën tjeter tekniku fitues, bën lëvizjen e radhes taktike. Tërheq skuadrën disi, për të këmbyer rolet me Barcelonën. Edhe këtë radhë, ja del të triumfojë. Mbrëmja më e paharruar e skuadrës së Liverpulit, korurëzohet me golin tjetër të Origit. Është e 79-ta. Klop i ngrirë… nis të flasë me”vete’. Për homologun në pankinën tjetër, askush nuk do t’ja dijë. Xherard , ish-kapiteni legjëndar i të kuqve , prezent në tribunë, ngjan shumë me Klop. Për nga emocionet. Ka ankth. Sikurse te Salah, Firmino dhe të  gjithë në  “Anfield Road”. Dëshpërueshëm, Barcelona kërkon golin e kualifikimit. Është e kotë, mbrëmja magjike, më e pabesueshmja e Liverpulit, nuk duhet prishur. Ashtu. Thyhet  një “mit”, kthehet një legjendë. Liverpul në finale e Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!