Gati finalja e dytë, Liverpuli “flakë”…
Liverpul, gati të “përleshet” në “Anfield” me Barcelonën për biletën e finales së Champions. Pas pak, skuadra e Klop, ndërsa u poshterua në rezultat në të vajtjes nga katalanasit, pritet të provojë e të ndezë deri në fund ndeshjen e orës 21:00 në fushën e saj. 3-0 e Barcelonës, u konsiderua rezultat i rëndë pas asaj lojë të mirë që zhvilloi ekipi nga Liverpuli në “Kamp Nou”, mirepo shifrat janë kokëfortë, teksa misioni i “Reds”-ve, duket thuajse i pamundur.
Mungesat e Salah dhe Firminios, për të luajtur një mbrëmje të madhe, vështirësojë planet e liverpulsave që gjithsesi, duket se do provojnë me “armët” në dispozicion. Ka kohë që tifozët, janë derdhur rrugëve dhe hyrjeve të impaintit, duke shpresuar në një mrekulli të ekipit të tyre.