Probleme te bardhezinjtë, Gjoni në dyshim…


Mbrojtësi 26-vjeçar i qëndres kurbinase, ka pësuar një dëmtim të konsiderueshëm në seancë. Starova pret konfirmimin e stafit mjeksor

Dhimbje koke për Starovën në prag të takimit të nesërm me Kastriotin. Sipas asaj që raportohet nga kampi bardhezi, mbrojtësi Eglantin Gjoni, duket se është në dyshim për nesër. Shtatlarti, ndër pikat kryesore të repartit të pasëm, ka patur një dëmtim gjatë stërvitjes së djeshme, ndaj pikëpyetjet për aktivizimin e tij janë prezente.

Klubi pret një përgjigje nga stafi mjeksor për kondicionin e Gjonit, ndaj Starova, ka nisur të mëndojë që sot për t’a zëvëndësuar. Në fakt, Mersinaj dhe Toro, janë parë disa herë të operojnë në qënder të mbrojtjes. Sidoqoftë, mungesa eventuale e Gjonit, i ka trazuar disi kartat e formacionit kurbinas.

Pas dëmtimit të gjatë të Berishës, tashmë i rekuperuar, atij të Fangajt që vijon terapinë, largimit të djeshëm të Najdenov, shto këtu dhe dëmtimin e Gjonit, situata nuk është ndër më të mirat te laçianët, përpara se skuadra të luajë javën e 32-të në “derbin” me krutanët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!