Luftëtari, si “gjysma-gjel” ndaj Teutës…

Në prag të javës së 32-të skuadra e Luftëtarit, do të jetë me mungesa të konsiderueshme. Nesër, përballë Teutës në “Niko Dovana”, trajneri i tyre Julian Ahmataj nuk do të ketë mundësinë të shfrytëzojë katër futbollistë nga radhët e “bluzinjve” gjirokastritë.

Duke nisur nga portieri Bakaj, për të vazhduar me Hoxhën, Ramadanin dhe Rapajn, janë shumë për Luftëtarin, i cili nuk mund të thuash, se është përjashtuar nga lufta për mbijetesë.

“Është një ndeshje shumë e vështirë në Durrës, nga të dyja skuadrat për vetë synimet që ato kanë. Duhet që të luajmë sa më mirë dhe të marrim maksimumin”, – është shprehur Ahmataj, në një pronocim për “RTSH Sport”.

“Ne kemi shumë mungesa, thuajse në të gjitha repartet dhe në një skuadër si ne, ato ndikojnë. Por kam besim, se lojtarët që do të aktivizohen dhe do të luajnë, edhe pse janë të rinj, ata do të bëjnë më të mirën për të treguar vlerat që kanë dhe për skuadrën”.

Duke folur për vazhdimin e kampionatit dhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, trajneri i Luftëtarit Julian Ahmataj, i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe për Teutën, ka theksuar: “Shpresojmë që të mos kemi më dëmtime, pasi kemi vuajtur”.  

Këto ishin fjalët e trajnerit elbasanas, i cili nuk e fsheh dot mërzinë dhe shqetësimin për mungesat në skuadrën e tij të Luftëtarit, në prag të një takimit me Teutën, ku pika do të ishte me vlera të pallogaritshme për gjirokastritët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!