Partizani dhe Laçi, hapin javën e 31-të


Nesër në mbrëmje, Partizani pret bardhezinjtë në duelin për t’u afruar me titullin. Kurbinasit, shansi i fundit për Europën.

Partizani prej javësh, bën gati festën e rikthimit te titulli kampion, por me 6 javë deri në fund, diferenca prej 10 pikësh me Kukësin, ende duhet konsideruar si pjesë e matematikes. Në fakt, të kuqtë do të startojnë javën pikërisht nesër në shtëpi.

Përballë do kenë laçianët e fortë dhe të destinuar të luajnë deri në fund, për një vënd që të dërgon në kupat e Europës. Megjithatë “dëmat”, përpos seancave stërvitore të javës, kanë  deklaruar se takimi me bardhezinjtë, është i gjithi për t’u vlerësuar. E tha Trashi dhe më pas mbrojtësit Kalari dhe veterani nga Prishtina Ibrahimi, i cili kthehet nga pezullimi.

Ky i fundit në një intervistë për Supersport, tha se Partizani po ecën e sigurtë drejt titullit kampion, teksa ndeshja me Laçin, është e vështirë. Partizani vjen në këtë takim me dy mungesa thelbësore në prapavijë, pasi Atanda dhe  Rexhepi, janë të pezulluar.

Ndërkohë, në kampin bardhezi, situata është më e qetë. Së paku në kontigjent, aty ku trajneri Starova, duket se ka disa alternativa. Në dyshim Fangaj.  

Fitorja e fundit ndaj Skënderbeut në shtëpi, i ka rritur shanset që Laçi të mendojë seriozisht mundësinë e një bilete për në Europa League. Nisur këtu, sfida e nesërme më Partizanin, në kryeqytet, mund të konsiderohet determinante për objektivin e tyre parësor.

 Takimi Partizani-Laçi, i vlefshëm për javën e 31-të të Kategorsë Superiore, do të luhet të shtunën në  “Selman Stërmasi”, në program në orën 19:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!