Atalanta në finale, ka një duel shqiptarësh…


●  Atalanta në finale te kupës së Italisë pas 23 viteve. Atalanta-Fiorentina 2-1 (3-3) (Iliçic 14′,Gomez 69’/ Muriel 3′)

Skuadra më në formë e momentit, në kompeticionet italiane, Atalanta, kaloi 2-1 Fiorentinën në të kthimit të gjysmëfinales së kupës së Italisë, luajtur sonte në Bergamo.

Prej dhjetë takimesh, bergamaskët nuk njohin shijen e humbjes, ndërsa në kampionat dhe kupë ose kanë fituar, ose barazuar. Bileta i jep të drejtë skuadrës së Gasperinit të diskutojë finalen e katërt të një kupe, me trofeun e largët të vitit 1963.

Ndërkaq, Gjimshiti dhe Berisha, ndjekin Strakoshen, i cili mbrëmë me Lacion e tij, kaloi me dy takime Milanin.

Lacio u përcaktua si finalistja e parë teksa sot, Atalanta pas barazimit në të vajtjes me “fioret” (3-3), fitoi 2-1. Iliçiç nga pika e bardhë dhe Gomez përmbysen golin e Muriel.

Finalja e Kupës së Italisë mes Lacios dhe Atalantës,do të zhvillohet në datën 15 maj në “Olimpiko” të Romës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!