Shkarkohet Stelone, Palermo nuk pret…
Drejtuesit e Palermos në Serinë B nuk kanë janë menduar dy herë. Ka mjaftuar barazimi 1-1 ndaj Padovës, që ata menjëherë të veprojnë. Në faqen zyrtare, klub palermitan njofton se ka shkarkuar trajnerin Roberto Stelone së bashku me stafin e tij, të cilin e falenderon për punën e bërë.
Drejtimin teknik të skuadrës së Palermos, përkohësisht do ta kryejë trajneri i të rinjve, Xhuzepe Skurto, i cili do të ndihmohet edhe nga trajneri i portierëve Vinçenzo Sikinjano, për të përgatitur sfidën ndaj Livornos në transfertë.
Renditjen në Serinë B e kryeson skuadra e Breshias me 63 pikë pas 32 ndeshjesh, e ndjekur nga Leçe me 3 pikë më pak, por me 33 ndeshje të zhvilluara. Në vend të tretë renditet Palermo me 57 pikë pas 32 javësh, por me synimin e madh për t’u rikthyer sërish në Serinë A.