Test në Librazhd, U-18 barazon me fqinjët

Nevil Dede me U-18, barazoi sot në një test miqësor me homologët nga Maqedonia e Veriut. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhdit, ndërsa shifrat teknikë në fund, janë fiksuar 2-2.

Për formacionin testues të Dedes, shënuan Murati në fraksionin e parë dhe Sulovari. Ky i fundit, dërgoi në rrjetë një penallti. Maqedonasit në disavantazh, barazuan në minutat e fundit të krejt takimit.

Pas kësaj përballjeje, edhe pse miqësore, tekniku tiranas i kuqezinjëve të vegjël, është shprehur optimist, ndërsa ka vlerësuar lojën dhe disa nga futbollistët që pati në dispozicion. Ky takim, tërhoqi shumë tifozë nga Librazhdi dhe rrethinat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!