Edi Reja, nesër “shqiptar”

Nesër në oren 15:00 në FSHF, do të prezantohet Edi Reja, si trajneri i ri i Shqipërisë

Pas hezitimit lidhur për emrin e ri të teknikut të Kombëtares, më në fund Duka ka vendosur. Sipas asaj që raportohet nga vetë institucioni i lartë i futbollit, nesër në orën 15:00, media është e ftuar të asistojë në një konferëncë për shtyp të presidentit Armand Duka.

Zhurma e bërë këto ditë lidhur me pasuesin e Panuçit (në fakt Kombëtarja u drejtua ndeshjen e fundit nga Ervin Bulku), ka rrëmbyer skenën dhe tratativat e Dukes me sa duket, janë konkluduar me emrin e 73-vjeçarit nga Italia.

Burime të “Sporti IM”, japin siguri, se Edi Reja jo vetëm do zyrtarizohet nga Duka, por do të hedhë edhe firmen mbi kontratë.

Shqipëria sërish në duart e një italiani, eksperienca e Rejas, pritet të japë efekte pozitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!