MotoGP Amerika, gëzimi i parë i Aleks Rins

Piloti i Suzukit mundi Rosin kokë më kokë, pas rënies sensacionale të Markezit

Aleks Rins fitoi “Çmimin e Madh” të Amerikës, e para në karrierë në MotoGP. Piloti i Suzukit mundi Valentino Rosin në cirkuitin e Austinit, duke përfituar nga rënia e bujshme e Markezit, i cili ishte në krye të garës.

Në podium u ngjit edhe Dukati Pramac i Milerit, pas të cilit u rendit Andrea Doviziozo me Dukatin zyrtar, i cili bëhet edhe udhëheqësi i ri botëror me + 3 pikë se Valentino.

Suzuki, pas tri vitesh nga fitorja e fundit (Vinales në vitin 2016), rikthehet përsëri në skenën e motoçiklizmit botëror. është përsëri i madh.

Piloti Aleks Rins ishte mahnitës dhe tregoi se është gati të luftojë me më të mëdhenjtë e këtij sporti. Spanjoli ishte me fat, për rënien e pabesueshme të Markezit, por ai ishte i shkëlqyer në duelin me Rosin që zgjati deri në finish.

Perandoria e Markezit u shemb pas 6 vitesh. “Mbreti” i cirkuit të Amerikës abdikoi dhe e bëri këtë në mënyrën më sensacionale, me një përplasje të pabesueshme 11 xhiro nga fundi.

Një e diel zezë ishte për të gjithë skuderinë e Hondës: Kal Kratshlou ishte viktimë e një përplasjeje, pak para asaj që nxorri Markun jashtë, ndërsa Horge Lorenzo (me HRC tjetër zyrtare) u detyrua të tërhiqej nga për një problem teknik.

Kampionati botëror i Moto GP tani kthehet në Evropë dhe fillon nga Jerez, me një renditje tepër të ngushtë: 4 pilotë në 9 pikë dhe një histori ende për t’u shkruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!