Basketbolli shkodran, drejt majave

Pas ndeshjes dramatike ndaj Partizanit në kryeqytet, shtohen zërat për zgjimin e madh

Fitorja e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ndaj Partizanit, ka gëzuar të gjithë në Shkoder. Lojtarë, staf drejtues, por edhe tifozët shkodranë, ndërsa mbrëmë kishin udhëtuar drejt Tiranës për të mbështetur kuqeblutë e koshit, u shfaqen të lumturuar dhe besimplotë se Vllaznia po kthehet. Mirpo krahas lojtarëve në fushë dhe tifozëve të zakonshëm në shkallë, në këtë takim ishte i pranishem edhe një “tifoz special”, prefekti i Qarkut Shkoder, Valdrin Pjetri.

Ai e ndoqi takimin Vllaznia – Partizani nga pallati i sportit “Asllan Rusi”, dhe nuk nguroi të shprehte edhe mbështetjën e tij ndaj ekipit të Vllaznisë në të ardhmen, e pse jo që në sezonin e ri, ku synimet natyrisht do jenë të tjera.

Nga ana tjetër, edhe klubi i basketbollit Vllaznia, me në krye presidentin Alban Xhaferi, pret mbështetje nga të gjithë institucionet në Shkoder, por edhe me gjërë, pasi vetëm në këtë mënyrë, Vllaznia do të arrijë në majat më të larta të basketbollit shqiptar dhe më tej.

Një rikthim i tillë mund të ndodhë shumë shpejt. Mjafton që të ekzistojë fryma e bashkëpunimit në Shkoder.

Ndeshja mes Partizanit dhe Vllaznisë, përfundoi 86-89 për shkodranët.

(Sport nga Bajraktari)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!