Kuotat: Konte favorit…

Si çdo gjë sportive në botë, edhe pankina e Interit në Itali, ka hyrë në orbiten e “bookmakerseve”. Kështu specialistët e kësaj fushe, janë thuajse të sigurtë që në gusht, kreu i pankinës zikalter, do t’i besohet Antonio Kontes. Ish-trajneri i Çelsit, kuotohet me 1.75 duke qënë i diferencuar me Luçiano Spaletin,teknikun aktual të Interit që vlerësohet me 2.50. Por jashtë vëmendjes nuk janë lënë as ëmra të tillë si Murinjo që kap shifrën 4.50. Shumë prapa vijnë Simeone me 10, dhe Sarri e Mijaloviç në kuoten 25.

Por veç këtij fakti, analistët dhe kuotuesit, kanë nisur të japin shpjegime lidhur dhe me skëmen dhe lojtarët që Konte do synojë në të ardhmen.

Kësisoji, klubi zikalter, duket se e ka kthyer në kantier çështjen e pankinës të klubit të madh italian. Sinjale që kinezët, pronarë të skuadres nga Milano, nuk ndihen rehat me Spaletin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!